FIFA mban pezull Kosovėn, nuk mund tė ftojė Shaqirin me shokė
Pëlqej
Trajneri i Pėrfaqėsueses sė Kosovės, Albert Bunjaki, ka bėrė kėrkesė qė tė sqarohet sa mė shpejt situata nėse kanė apo jo tė drejtė lojtarėt kosovarė qė pėrfaqėsojnė shtetet e tjera tė ndėrrojnė pėrfaqėsuese.

Ai ka treguar se i kanė mbetur vetėm pesė javė para se ta dorėzojė listėn e lojtarėve qė do tė paraqiten nė ndeshjen e parė, atė mė 5 shtator kundėr Finlandės. Kosova ėshtė nė Grupin I sė bashku me Finlandėn, Kroacinė, Ukrainėn, Turqinė dhe Islandėn.

“Ne jemi duke pritur njė pėrgjigje nga FIFA pėr lojtarėt. Ėshtė periudhė e shkurtėr, pasi unė i kam nė dispozicion vetėm edhe pesė javė pėr ta kompletuar ekipin, por nuk do tė thotė se ne nuk kemi kontakte me lojtarėt qė pėrfaqėsojnė shtetet e tjera.
Por, pa marrė njė pėrgjigje nga FIFA, nuk mund tė dalim as me emra e as nuk mund t’u bėjmė ftesė”, ka thėnė Bunjaki tė hėnėn pėr “Koha Ditore”.

Bunjaki mė herėt tha se do t’i ftojė lojtarėt mė tė mirė kosovarė, pavarėsisht shtetit qė pėrfaqėsojnė. Mendohet se nga pranimi i Kosovės nė UEFA dhe FIFA mė sė shumti do tė preket Shqipėria dhe Zvicra./Albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
23.14 %
71.79 %
5.06 %
Total 553 Vota!
 
Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat

Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat