Ja 8 arsye pse Ronaldo nuk duhet ta fitojė Topin e Artė
Pëlqej
E pėrditshmja katalunase e afėrt me Barcelonėn, Sport ka gjetur 8 arsye pse ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk duhet tė fitojė Topin e Artė.

Ajo thotė se portugezi nuk ka qenė vendimtar nė momentet mė tė rėndėsishme pėr Realin dhe Portugalinė.

1- Nuk shkėlqeu nė finalen e Ligės sė Kampionėve - Real Madrid fitoi Ligėn e Kampionėve e njėmbėdhjeta nė historinė e saj, por roli i tij ne finale ishte i varfėr. Luajti nė finale i dėmtuar.

2- Kampionati Evropian ishte i dobėt- Cristiano Ronaldo ishte i destinuar pėr tė udhėhequr Portugalinė nė ‘Euro 2016’, por performanca e tij nė Francė ishte larg pritshmėrive.

3- Eder ishte heroi i Portugalisė- Ishte sulmuesi i Liles ai i cili mund te konsiderohet si hero pasi shėnoi njė gol fantastik ndaj Francės duke i dhuruar Portugalisė nė kėtė mėnyre Kampionatin e pare Evropian.

4- Griezmann u shpall golashėnuesi me i mire i ‘Euro 2016’- Francezi arriti te mposhte konkurrencėn e Ronalos pasi me 6 rrjeta u shpall golashėnuesi me i mire i turneut. Ndėrsa Ronaldo shėnoi vetėm 3 here.

5- Rivale te dobėt nė Ligėn e Kampionėve dhe ‘Euro 2016’- Rrugėtimi i Real Madrid pėr ne finale ishte me skuadra me te dobėta duke u pėrballur me Romen, Wolfsburg dhe Manchester City. Ndėrsa ne ‘Euro 2016’ Portugalia u pėrball me Islandėn, Austrinė, Hungarinė, Kroacinė, Poloninė, Ulėsin dhe ne fund Francėn.

6- Real Madrid i varfėr me trofe- Gjate sezonit te fundit skuadra e ‘Los Blancos’ fitoi vetėm Ligėn e Kampionėve pasi nė garat tjera humbi duelet me Barcelonėn.

7- Suarez shėnoi me shume gola- Cristiano Ronaldo nuk arriti te shpallej golashėnuesi me i mire i La Liges pasi Luis Suarez i Barcelones shėnoi plot 40 gola duke marre Kėpucėn e Artė.

8- Ne vitin 2004 fitoi Shevchenko - ‘France 2016’ ėshtė cilėsuar si njė kampionat shume i varfėr krahasuar me atė te vitit 2004 ku fitoi Greqia. Atė vit fituesi i Ligės sė Kampionėve ishte Porto por ‘Topi i Arte’ pėrfundoi ne duart e lojtarit te Milan, Andrei Shevchenko. /Albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
23.28 %
71.66 %
5.05 %
Total 554 Vota!
 
Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat

Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat